VLORË

Nexhipi prezentohet
28 July, 2015 @12:33
Nderim Nexhipi, mesfushori me tipare ofanzive është prezentuar zyrtarisht sot te Flamurtari i Vlorës, ndërsa në faqen e tij personale në Instagram shkupjani 31 vjeç ka shkruar: New Adventure, New club, New Goals - Aventurë e re, klubi i ri, gola të reja.
Synim i Flamurtarit mbetet dalja në Europë, pasi që një gjë të tillë nuk e arritën në stinorin e kaluar, por me përforcimet e verës 2015 vlonjatët kanë marrë një dukje tjetër dhe pritet që të jenë edhe më të fuqishëm në luftë për një vend që dërgon drejt garave europiane stinorin tjetër.
Nexhipi stinorin e kaluar ka qenë pjesë e Partizanit të Tiranës, derisa luajti edhe në kualifikime për Europa League me këtë ekip, ku u eliminuan menjëherë nga Stromsgodseti norvegjez. Shkupjani është lojtari me përvojë më të madhe ndërkombëtare që ka në Kategorinë Superiore.