SEJDIU

BOROZANI/D.S.
Protagonist për kreun
27 July, 2015 @23:02
Trajneri mitrovicas, Gani Sejdiu, që arriti historinë me Ferronikelin stinorin që shkoi, duke e përfunduar atë me titull të kampionit, është shprehur të jetë optimist para stinorit të ri.
Në një intervistë për faqen e Ferronikelit në Facebook, Sejdiu ka thënë se përkundër largimeve dhe afrimeve të ndryshme në skuadër, ekipi i tij pritet të jetë protagonist për kreun e tabelës.
“Mendoj se ekipi do të jetë edhe këtë stinor protagonist për kreun e tabelës së Superligës, edhe pse këtë herë do të jetë më vështirë. Por, do të tregojmë nivel të lartë, kulturë, siç e meriton qyteti dhe klubi kampion,” ka thënë ai.
Ferronikeli stinorin e kaluar u shpallë për herë të parë në histori kampion i Kosovës, ndërsa fitoi për herë të dytë me radhë trofeun e Kupës së Kosovës.