WALCOTT

REUTERS/Arkiv
Afër renovimit
27 July, 2015 @20:07
Kryetrajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka bërë të ditur për mediat sot se sulmuesi i ekipit të tij, Theo Walcott, është gjithnjë e më afër renovimit të kontratës.
“Ende jo, mirëpo kemi shumë shpresa për përfundimin e marrëveshjes në një kohë shumë të shkurtë,” ka thënë Wenger kur u pyet nga gazetarët për renovimin e 26 vjeçarit anglez.
Walcott iu bashkuar radhëve të Arsenalit në vitin 2006 nga Southamptoni si 16 vjeçar.
Ai ka 302 paraqitje në Premier League me Arsenalin ku ka shënuar 76 gola.