BIRMINGHAM

Ayew siguron Premiershipin
27 July, 2015 @19:56
Sulmuesi i njohur ganez, Jordan Ayew, më në fund ka arritur të dalë nga Ligue 1 e Francës. Ai sot është prezentuar si lojtar i ri i Aston Villës në Premier League.
Ayew 23 vjeç pritet të jetë zëvendësim për Christian Benteken e larguar drejt Liverpoolit, ndërsa për faqen zyrtare të klubit nga Birmingham ka thënë se ai është aktualisht njeriu më i lumtur në botë.
Ayew i ka kushtuar Aston Villës 16 milionë euro me bonuse të llogaritura, derisa së fundi ka luajtur për Lorientin para se të kalonte aty nga Olympique Marseille.