ITALIANI

Okaka zgjedh Anderlechtin e Hasit
28 July, 2015 @8:44
Trajneri gjakova i Anderlechtit, Besnik Hasi, do të ketë në dispozicion edhe sulmuesin gjigand të Italisë, Stefano Okaka, për këtë stinor.
Sulmuesi i deritashëm i Sampdorias edhe pse kishte oferta nga Bologna e Watfordi, ai zgjodhi Anderlechtin.
“Kam zgjedhur Anderlechtin, sepse dua të fitojë,” ka thënë ndër të tjera Okaka për Het Laaste Nieuws.
Sampdoria pritet të pranojë 3 milionë euro për futbollistin 25 vjeç, që golin e vetëm për përfaqësuesen italiane e ka shënuar ndaj Shqipërisë në miqësore.