MELO

REUTERS/Arkiv
Inter dakordohet me Galatasarayin
28 July, 2015 @8:36
Felipe Melo, mesfushori shkatërrues i Galatasarayit mund të përfundojë në Inter, kanë bërë të ditur mediat italiane sot.
Sport Mediaset ka shkruar se Inter ka arritur marrëveshje me Galatasarayin për dëmshpërblimin e brazilianit, 3 milionë euro.
Melo 32 vjeçar nuk do është fare i huaj në Serie A, pasi që para se të kalonte në Galatasaray ka luajtur edhe për Juventusin e Fiorentinën.
Inter gjithashtu pritet t’ia jap edhe një lojtar Galatasarayit si pjesë e marrëveshjes, derisa ai pritet të jetë japonezi Yuto Nagatomo.