ZURICH

Xhimshiti, i thotë ‘Po’ Shqipërisë
28 July, 2015 @12:20
Edhepse i kaloi grupmoshat e përfaqësueses zvicerane, në fund, Berat Xhimshiti, ka përzgjedhur Shqipërinë. Mbrojtësi i Zurichut, Xhimshiti, që ka pasur 33 paraqitje për ekipin e tij në stinorin e kaluar dhe ka zhvilluar dy ndeshjet e para me ekipin e tij këtë stinor - ka pranuar ftesën e kombëtares shqiptare për të mbrojtur ngjyrat kuqezi gjatë rrugëtimit për EURO 2016.
Xhimshiti 22 vjeç është në planet e Gianni De Biasit për ndeshjet ndaj Danimarkës dhe Portugalisë, që zhvillohen në muajin shtator, prej të cilave varet edhe kualifikimi i Shqipërisë për në Kampionatin e parë Europian në histori të Shqiponjave dykrerëshe.