DRENAS

Berisha largohet nga kampioni
28 July, 2015 @13:13
Mesfushori me tipare sulmuese, Elhami Berisha, është larguar nga Ferronikeli. Njoftimin e ka dhënë vetë ekipi kampion i Kosovës në Facebook, duke falenderuar lojtarin në fjalë për kontributin e dhënë me skuadrën gjelbër e bardhë nga Drenasi.
Berisha që shënoi dy gola për Ferronikelin stinorin që shkoi, është 27 vjeçar dhe pritet të shihet nëse ka arritur marrëveshje me ndonjë skuadër këtë stinor.
Berisha ka qenë tre stinorët e fundit te Ferronikeli, derisa më parë ka djersitur edhe fanellën e Hysit dhe Prishtinës në Superligë.