Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Liria nis stërvitjet me përforcime vendore

BOROZANI/D.S.

Liria nis stërvitjet me përforcime vendore


8 July, 2015 @21:15

Liria, që u kthye në Superligë pas dy stinorëve të kaluara në Ligë të Parë, ka nisur sot stërvitjet në Përparim Thaçi

Të pranishëm aty kanë qenë të gjithë futbollistët bardhezi, shto këtu edhe përforcimet nga Vëllaznimi: Robert Gjeraj, Alban Dylazeka dhe Altik Muhaxhiri

“Do të ketë punë profesionale dhe kërkojmë shumë angazhim nga ju. Liria ka synime të radhitet lartë në klasifikim. Pardon nuk do të ketë për të jodisciplinuarit, ndërsa rastin që të dëshmoheni do ta keni të gjithë,” ka thënë në adresimin e parë ndaj lojtarëve strategu prizrenas, Skender Shengyli sot, transmeton faqja zyrtare e klubit të Lirisë

Ekipi nga Prizreni është në pritje të përforcimeve të huaja të paralajmëruara bujshëm, ndërsa faqja zyrtare e klubit ka shkruar se ata do të testohen së pari para se të bëhen lojtar bardhezi. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga