Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIRIA 2-3 RAHOVECI

Liria nuk arrin rikthimin, Rahoveci triumfon në Prizren

Fotot: TOPSPORTI/ D. S.

Liria nuk arrin rikthimin, Rahoveci triumfon në Prizren


19 October, 2022 @19:17

Një përballje për gurmanët e futbollit u zhvillua në Përparim Thaçi të mërkurën, ndërsa Liria dhe Rahoveci kanë dhuruar spektakël me gola në ndeshjen të cilën e fituan mysafirët në fund.

Fillimisht Rahoveci me golat e pjesës së parë u duk që po e merrte fitoren, kur panë veten në avantazh 0-2, pas 45-minutave të para lojë.

Miller Blesa Jaleen @ Rahoveci

Mirëpo, prizrenasit e drejtuar nga Xhengis Rexhepi arritën që të barazojnë rezultatin në 2-2 kur hyej në 10-minutat e fundit të lojës.

TABELA AKTUALE

E krejt në fund, Rahoveci shfrytëzoi mirë hutinë në mbrojtje të Lirisë, ndërsa Miler Blesa shënoi për të vulosur fatin e takimit për përfundimtaren, Liria 2-3 Rahoveci [Arvin Mula 48, Prins Tijueza 60 - Liman Morina 28, Jaleen Miller Blesa 35, 88].

Rahoveci celebration

Dy golat e para në këtë përballje i asistoi Halifa Kujabi për Rahovecin, ndërsa golin e tretë Caner Gzimi. Me këtë fitore Rahoveci arrin 20 pikëshin dhe kap pozitën e dytë në renditje tabelare, ndërsa Liria bie në pjesën e poshtme të tabelës, duke pësuar për herë të parë pas 5 xhirosh.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë