LIRIA
Liria prezenton 6 përforcimet
13 January, 2021 @14:45
Skuadra e Lirisë, para pak çastesh, zyrtarizoi futbollistët, Armend Rugji, Roni Gashi, Liridon Fetahaj, Martin Kovachev, Miljan Vlaisavljevic dhe Borislav Bladzhiyski.
Treshja Rugji, Gashi dhe Fetahaj, erdhën nga Ballkani, derisa nuk do të jetë aventura e parë për ta te Liria, pasi që janë djelmosha që kanë nisur futbollin te ekipi prizrenas.
Kovachev luan në pozitën e qendërmbrojtësit, Vlaisavljevic është mesfushor krahu dhe sulmues, kurse Bladzhiyski luan në pozitën e mesfushorit.
Liria gjithashtu ka bërë të ditur se do të përforcohen me një sulmues dhe një mbrojtës në ditët në vijim.
Liria nga fundi i muajit udhëton në Durrës, për fazën përgatitore.