TRAJNERI
Liria prezenton Shkëmbin
21 June, 2017 @22:44
Trajneri i ri i Lirisë, ish kapiteni i Skënderbeut dhe ish lojtari i kombëtares shqiptare, Bledi Shkëmbi, sot është prezentuar nga kryetari i klubit Mirsad Çollaku, para mediave nëpërmjet një konference për shtyp që u organizua në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.
“Jam i lumtur për ardhjen time këtu dhe për besimin e dhënë. Shpresoj që bashkë me drejtuesit e klubit të bëjmë më të mirën,” tha Shkëmbi, derisa shtoi se fillimisht do ta shoh nivelin e lojtarëve në skuadër dhe më pas do të pretendojë të gjej përforcime edhe nga kampionati shqiptar.
Shkëmbi, në skuadrën e Lirisë me vete e ka sjellur edhe trajnerin kondicional, Iris Selimi, i cili më parë ka punuar te skuadra e Skënderbeut dhe kombëtarja U21 e Shqipërisë.