SI MYSAFIR
Liria shënon fitoren e parë
12 September, 2015 @17:57
Liria ka shënuar fitoren e parë në Superligë prej se u promovua nga Liga e Parë. Sulmuesi i ardhur këtë stinor, Florim Bërbatovci ka shënuar shpejtë që në fillim të takimit për epërsinë fillestare të bardhezinjëve, ndërsa më pas Liridon Fetahaj ka dyfishuar epërsinë për t’i dhënë fund të rehatshëm ndeshjes.
Edhepse Istogu tentoi të barazojë, kur Fatlum Gashi uli epërsinë në 1-2, Fisnik Ramadanaj i Lirisë ka përfunduar dilemat e fituesit me golin e tij të shënuar në çastet e fundit të ndeshjes.
Kjo ka qenë fitorja e parë e Lirisë në Superligë me ç‘rast prizrenasit dalin në vend të shtatë të tabelës, derisa Istogu mbetet ekipi i vetëm pa fitore në Superligë pas 4 xhirove.
SHIKO TABELËN AKTUALE