Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI PRIZRENAS

Liria s’mban hapin me liderin, A&N e ndalë

Liria s’mban hapin me liderin, A&N e ndalë


12 March, 2023 @19:25

Liria nuk ka arritur të mbajë hapin me liderin e Ligës së Parë Grupi A, Feronikeli’74, pasi që nuk ka arritur të mposhtë rivalin lokal A&N në ndeshjen e zhvilluar në Boka të Korishës sot.

Futbollistët e drejtuar nga Xhengis Rexhepi në disa momente edhe kanë pasur fat për të mos pësuar, pasi që mundësia ideale e Effiong Ekemini nuk shkoi në rrjetë të portës së Drilon Hodajt.

Bardhezintjë udhëhoqën në fund të pjesës së parë, kur lojtari më në formë i tyre, Liridon Fetahaj shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, për ta çuar skuadrën e tij në pushim pjesëlojësh në epërsi.

TABELA AKTUALE

Por me të nisur pjesa e dytë mbrojtësi Jenuz Kollani barazoi rezultatin, ndërsa përkundër rasteve tjera A&N e Genc Tamnikut u desht të kënaqet me barazim në fund, për përfundimtaren A&N 1-1 Liria [Jenuz Kollani 52 - Liridon Fetahaj 44].

A&N vs. Liria

Me këtë barazim, Liria bie në pozitë të tretë të renditjes tabelare, ndërsa ka 31 pikë nga 18 ndeshje në përfundimin e ciklit të dytë të dueleve të Ligës së Parë, kurse A&N e parafundit ka marrë pikë të rëndësishme duke qëndruar me 18 pikë larg ekipit të fundit në renditje që bie në Ligë të Dytë, Vëllaznimi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë