Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KIKA 1-0 VLLAZNIA

Lirian Ferati për fitore, Kika pranë mbijetesës

Fotot: KFKika/fb

Lirian Ferati për fitore, Kika pranë mbijetesës


30 April, 2022 @17:58

Ka mjaftuar një gol i lojtarit me përvojë të Kikës, Lirian Ferati, që këta të fundit të fitojnë derbin e mbijetesës në Ligë të Parë Grupi B ndaj Vllaznisë për të fituar ndeshjen 1-0 dhe për të marrë tri pikë jetike.

Kjo ka qenë vetëm fitorja e pestë sezonale për Kikën, që ka 11 barazime tjera që po e mbajnë gjallë në luftë për mbijetesë dhe tashmë i duhen edhe dy pikë në dy xhirot e fundit që edhe matematikisht të mbijetojë.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër asgjë s’është e sigurt për Vllazninë, që tashmë ka vetëm tri pikë më shumë se Vitia e këndellur së fundi. E Vllaznia i shkon Vitisë në xhiron e radhës, para se të udhëtojë në Dobrajë të Lipjanit për tu ndeshur me Arbërinë për mbijetesë!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë