Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BOTË

Liridon Balaj nënshkruan kontratë të re në Zvicër

Liridon Balaj nënshkruan kontratë të re në Zvicër


22 May, 2021 @15:16

Ish futbollisti i Besës së Pejës, Liridon Balaj, ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e tij zvicerane, Aarau.

21-vjeçari ka shfrytëzuar opcionin e zgjatjes së kontratës edhe për një vit, që tani do të ketë vlefshmëri deri në 30 qershor të vitit 2022.

Balaj ishte transferuar në Aarau nga Besa në gusht të vitit 2019, ndërsa këtë stinor ka treguar paraqitje të mira në kategorinë e dytë zvicerane duke u bërë njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Aaraut.

Ai sivjet ka pasur 34 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola e 9 asistime në të gjitha garat me ekipin zviceran.


 
Të gjitha lajmet nga International