NDAHET ME EKIPIN, PA ZHVILLUAR NDESHJE
Liridon Fetahaj nuk do të mbetet te Malisheva
15 July, 2023 @12:47
Futbollisti prizrenas, Liridon Fetahaj, nuk do të mbetet te Malisheva, përkundër se javë më parë paralajmëroi ndarjen me ekipin e Lirisë, lojtar i së cilës ishte.
Ai ka bërë të ditur se ndarja ka ardhur me marrëveshje dhe për arsye personale-familjare.
“Dua t’ju njoftoj që për arsye personale e familjare kam vendosur të ndërprej kontratën me FC Malishevën. Falemnderit president Driton Morina që më ka mirëkuptuar. Klubit i uroj shumë suksese mëtutje,” ka shkruar Fetahaj në njoftimin e tij.
Tash, mbetet të shihet se ku do të vazhdojë karrierën majtaku i njohur me driblimet e tij dhe goditjet nga largësia.◼️