SHQIP NË BOTË

Liridon Krasniqi ndërron ambient
21 December, 2019 @19:25
Vitin 2020 Liridon Krasniqi do ta fillojë me një tjetër skuadër.
Mesfushori nga Vitia deri më sot ishte pjesë e skuadrës Melaka United në Malajzi, kurse që nga janari ai do të jetë pjesë e skuadrës Johor Darul Ta’zim, poashtu në Malajzi.
27-vjeçari Krasniqi më herët gjatë karrierës ka luajtur edhe për skuadrën Kedah, gjithashtu te Malajzisë, ndërkohë që ka luajtur edhe në Turqi e Çeki.
Sa i përket përfaqësueses, fillimisht Krasniqi ishte pjesë e Shqipërisë U21, para se të zhvillonte vetëm 3 paraqitje seniore për Kosovën gjatë viteve 2014-2015.