LECI ZYRTARIZOHET TE KUQEZINJTË E PRISHTINËS

Liridon Leci, zyrtarizohet te KF Flamurtari
23 June, 2023 @17:08
Flamurtari i Prishtinës, ka zyrtarizuar sot trajnerin e ekipit që do të bëhet ish futbollisti i disa skuadrave dhe në stinorin e kaluar trajner i përkohshëm i skuadrës - Liridon Leci.
Leci që ka licensën B si trajner do të merr tash drejtimin e skuadrës si kryetrajner i ekipit.
“Në kuader të ri organizimit të klubit, krahas infrastruktures po vazhdojmë të i kushtojmë rëndësi edhe aspektit profesional, në të gjitha drejtimet.
Liridoni mbanë licencën B si trajner.
Me përvojën e tij si futbollist i dalluar, me karrierë të bujshme brenda dhe jashtë vendit, Liridoni do t’i jap vlerë të shtuar klubit si shef i shtabit.” - ka shkruar njoftimi i KF Flamurtarit, botuar sot në rrjete sociale.
Flamurtari, qe disa vite garon në Ligë të Parë - Grupi B të Kosovës, ndërsa zakonisht është në pjesë të epërme të tabelës.◼️