Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KROACI

Lirim Kastrati e Arijan Ademi fitojnë Kupën e Kroacisë me Dinamo Zagrebin

Lirim Kastrati e Arijan Ademi fitojnë Kupën e Kroacisë me Dinamo Zagrebin


19 May, 2021 @22:57

Mesfushori këmbëshpejtë, Lirim Kastrati dhe mesfushori qendror, Arijan Ademi, kanë fituar Kupën e Kroacisë me skuadrën e tyre, Dinamo Zagreb.

Dinamoja e Lirimit dhe Arijanit arriti deri tek trofeu pasi e mposhti në finale skuadrën Istra 1961 me rezultat 6-3.

Golashënues në këtë ndeshje për Dinamon ishte edhe Arijan Ademi, i cili përveç se ishte golashënues në golin e dytë, bëri asist edhe në golin e parë.

Lirimi në këtë ndeshje u paraqit si zëvendësues duke u inkuadruar në lojë nga minuta 85’.

Kjo është hera e 17-të në histori që Dinamo Zagrebi e fiton këtë Kupë.


 
Të gjitha lajmet nga International