EUROPA LEAGUE
Lirim Kastrati vendimtar në Moskë, Legia mposhtë Spartakun
15 September, 2021 @19:10
Në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Europa League, vendimtar për skuadrën e tij ishte Lirim Kastrati, sulmuesi i Kosovës.
Këtë ndeshje Legia e Varshavës e fitoi me rezultat 0-1 ndaj Spartak Moskës, e heroi i polakëve sonte ishte pikërisht djaloshi nga Hogoshti.
I inkuadruar në minutën e 59’, Lirim Kastrati golin e fitores për Legian polake e shënoi në minutën e 90+1’, gol me të cilin Legia tashmë ka 3 pikë pas ndeshjes së parë në fazën grupore të Europa Leagues.
Asistues te goli i Kastratit ishte Ernest Muçi, lojtar i Kombëtares Shqiptare, i cili gjithashtu u inkuadrua nga banka rezervë në këtë ndeshje. Në ndërkohë, shqiptari tjetër, Jurgen Çelhaka, ishte në bankë rezervë te Legia por nuk u inkuadrua.
Në këtë grup bashkë me Legian e Spartak Moskën janë edhe Leicesteri e Napoli.
- Lirim Kastrati manages to save @LegiaWarszawa by scoring in the last minutes!
— Dardanian Footy (@DardanianFooty) September 15, 2021
pic.twitter.com/L018HJd2ne