LISTA
Lista e Kosovës, para Burkina Fasos
22 August, 2015 @14:48
Në konferencë për shtyp sot, përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka bërë të ditur emrat e ftuar që pritet të mbrojnë ngjyrat e Kosovës në përballje ndaj Burkina Fasos.
Pasi që Burkina Faso kishte dërguar listën e lojtarëve kryesisht të moshës U-23, FFK kishte refuzuar këtë listë dhe i kishte thënë drejtuesve të këtij vendi se nëse nuk vinë me lojtarë seniorë, atëherë loja nuk do të zhvillohet fare.
Bunjaku ka thënë se edhe po të mos zhvillohet ndeshja, grumbullimi i lojtarëve do të ndodh dhe do të shfrytëzohet për koordinim stërvitor të futbollsitëve.
Grumbullimi i lojtarëve do të bëhet më 31 gusht dhe do të zgjasë deri më 3 shtator.
PËRFAQËSUESJA E KOSOVËS:
Portierë: | Samir Ujkani( Genoa) Visar Beka(Prishtina) Granit Kolshi( Ferronikeli) |
||
Mbrojtës: | Ilir Berisha(Gefle) Avni Pepa (Vestman)) Loret Sadiku (MersinSpor) Fanol Perdedaj (Frankfurt) Leonit Abazi(Skënderbeu) Bajram Jashanica(Skënderbeu) Shkëlqim Pacolli (Hajvalia) Imran Bunjaku (Schafhausen) Mërgim Brahimi (Wohlen) |
||
Mesfushorë: | Enis Alushi (St. Pauli) Anjel Rashkaj (Sandnes) Hekuran Kryeziu (Luzern) Besar Halimi (FSV Fraknkurt) Valmir Sylejmani (Hanover ’96) Eroll Zejnullahu (Union B) Berndard Berisha (Skënderbeu) Bersant Celina (Manchester C.) Flamur Kastrati (Stromsgodset) |
||
Sulmues: | Albert Bunjaku (St. Gallen) Erton Fejzullahu (Beijing G.) Elbasan Rashani (Brondby). |