PUBLIKOHET
Lista e Kosovës U21
21 March, 2017 @19:23
Përfaqësuesja U21 sot ka mbajtur stërvitjen e dytë në Ferizaj dhe të fundit para nisjes për në Dublin, ku të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare në kuadër të kualifikimeve për Euro 2019, kundër Irlandës.
Përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësin e tij, Erdogan Celina dhe trajnerin e portierëve, Naser Prapashtica për këtë ndeshje do të ketë në dispozicion 21 futbollistë, shumica prej të cilëve janë pjesë e kampionatit të Kosovës. Ekspedita e Përfaqësueses U21 aktualisht është e akomoduar në hotel Prishtina, kurse të mërkurën, në orët e hershme të mëngjesit, do të niset drejt Dublinit.
KOSOVA U21:
Visar Beka (Prishtina) Ardit Nika (Prishtina) Betim Halimi (Drita) Lirim Kastrati (Roma) Arian Kabashi (Sion) Florent Hasani (Trepça’89) Mendurim Hoti (Feronikeli) Rron Statovci (Llapi) Drin Lladrovci (Feronikeli) Drilon Tejeci (Kukësi) Rron Broja (Trepça’89) Kushtrim Shabani (Llapi) Engjëll Hoti (Braunschweig) Ylber Maloku (Trepça’89) Blend Baftiu (Prishtina) Albert Dabiqaj (Besa) Trojan Maloku (Gorica) Almir Ajzeri (Flamurtari) Leonard Pllana (Dalkurd) Enis Alaj (Etoile Caraouge) Ardit Gashi (Bassano) |