Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FA CUP FINAL 2021/22

Liverpool fiton edhe Kupën FA 21/22

Foto: Liverpoolfc/fb

Liverpool fiton edhe Kupën FA 21/22


14 May, 2022 @20:41

Jurgen Klopp tashmë ka kompletuar të gjitha Kupat që mund të fitohen me ekipin e Liverpoolin në 7 vitet që është duke e menaxhuar skuadrën nga Anfield Road.

Liverpool ka mposhtur sot në finalen e Kupës FA të Anglisë Chelsean, duke i mposhtur ata pas penalltive 6-5, pasi që në kohë të rregullt dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk kishte gola.

Liverpool ka nisur ndeshjen në mënyrë briliante dhe vetëm fati, nga pak edhe Edouard Mendy ka mbajtur në lojë Chelsean.

Raste të shumta brenda 15-minutave të para për të kuqtë nuk u konkretizuan, ndërsa më pas Chelsea u këndell dhe kishte rastet e veta.

Ylli i Liverpoolit Mohamed Salah la lojën pak para fundit (33’) të pjesës së parë për shkak të një lëndimi dhe nuk arriti ta vazhdojë. Në fund (90’) e njëjta i ngjau edhe shtyllës së mbrojtjes së të kuqve, Virgil Van Dijk.

Por, të kuqtë nuk u dorëzuan, përkundër se Chelsea tentoi përsëri.

E pasi që nuk kishte gola as në 90 minutat e rregullta, e as pas vazhdimeve me dy herë nga 15 minuta, penalltitë u desht të vendosin fatin e ndeshjes.

Derisa seria e parë nga 5 penallti shkoi 4-4, ku Cesar Azpilicueta i Chelseat qëlloi shtyllën, ndërsa në penalltinë që do t’i mund t’i sillte trofeun më herët, Sadio Mane pa të mbrojtur shutin e tij nga bashkëkombasi i tij në portën kundërshtare, Mendy.

Seria vazhdoi në shutat një me një. Hakim Ziyech shënoi për Chelsean, ndërsa Diogo Jota për Liverpoolin. E kur Mason Mount pa penalltinë e tij të mbrojtur nga Allison i Liverpoolit, ka qenë greku Kostas Tsimikas që bëri tërë adhuruesit e Liverpoolit të festojnë me golin e tij për përfundimtaren 6-5 në të mirë të nxënësve të Jurgen Klopp në fund.

Me këtë triumf, Klopp ka fituar dy finalet e sivjetme të kupave në Angli, pasi që pas triumfit në League Cup ka marrë edhe FA Cup, ku kjo e fundit është e vetmja që i ka munguar si trajner i Liverpoolit, në vitin e shtatë të tij aty.

Në fund, kolumbiani që nuk linte rehat mbrojtjen e Chelseat dhe çuditërisht nuk arriti të shënonte derisa ishte në lojë, Luis Diaz, u shpallë lojtari më i mirë i finales së 150 të FA Cup.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League