Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CARABAO CUP FINAL | CHELSEA - LIVERPOOL

Liverpool merr Kupën e Ligës, pas 22 penalltive në finale!

Liverpool merr Kupën e Ligës, pas 22 penalltive në finale!


27 February, 2022 @21:45

Liverpool ka fituar finalen dramatike ndaj Chelseat për të marrë trofeun e parë të vitit 2022, pasi që fitoi duelin final të garës pas penalltive të stërgjata, ku u desht të shutojnë të gjithë futbollistët!

Liverpool mposhti Chelsean 11-10 pas penalltive, pasi që gjatë 90-minutave lojë nuk kishte gola, ndërsa kishte gjithcka tjetër nga futbolli për një finale të madhe.

Kepa Arrizabalaga që u fut në lojë në momentet e fundit, si specialist i penalltive, dështoi ta shënonte penalltinë vendimtare për ekipin e tij, derisa shutuesit e penalltive, nuk e humbën asnjë nga 21 tentime, 11 Liverpool, 10 Chelsea.

Chelsea kishte tre gola të anuluar për shkak të ofsajdit në ndeshje, ndërsa Liverpool një, derisa Edouard Mendy ka bërë pritje të jashtëzakonshme për të ndalë kundërshtarin.

Këtë trofe, Liverpool e fiton për herë të parë pas 10-vitesh.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League