TRANSFER

Foto: Pinterest
Liverpool po mendon të transferojë Raphinha nga Leeds
11 February, 2021 @12:15
Ekipi i Liverpool është duke menduar për një levizje të mundshme për të transferuar anësorin e Leeds, Raphihna.
Braziliani iu bashkua ekipit të Bielsas vitin e kaluar, por që ka impresionuar me paraqitjet e tij dhe sipas TalkSport skautët e Jurgen Klopp i kanë thënë gjermanit se Raphinha duhet të jetë targeti i tyre kryesor për afatin e verës.
Tekniku gjerman pritet të transferojë edhe një qendër-mbrojtës dhe është i interesuar për francezin e Leipzig, Dayot Upamecano për të cilin janë të interesuara disa klube të top ligave.