Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIVERPOOL - NEWCASTLE

Liverpooli dorëzohet në fund, mbetet jashtë top4

Liverpooli dorëzohet në fund, mbetet jashtë top4


24 April, 2021 @15:30

Ndonëse startoi me një formacion mjaft sulmues, Liverpooli sot arriti të shënojë vetëm një herë ndaj Newcastlet në shtëpi, e një gol i shënuar doli të ishte i pamjaftueshëm për ta mbyllur me fitore këtë takim.

Në fakt, Liverpooli ishte shumë pranë fitores, pasi që me golin e Salah (3’) kishte epërsi deri në minutat shtesë të ndeshjes, por krejt në fund, lojtari i huazuar nga Arsenali,  Joe Willock (90+5`) i mysafirëve, barazoi në 1-1, që doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Pak para golit të shënuar, Newcastlet iu anulua një gol për shkak të lojës me dorë, por skuadra nga Tyneside nuk u demoralizua dhe luftoi edhe në vazhdim, e kjo iu shpërblye me një pikë, që mund të jetë vitale në luftën për mbijetesë.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër, Liverpooli sot lëshoi dy pikë shumë të mëdha në luftën për top4, sidomos kur dihet që sot mes vete përballen West Ham e Chelsea, dy prej kundërshtarëve të Liverpoolit në luftën për top4.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League