Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MARCELINO

Liverpooli favorit

Liverpooli favorit


28 April, 2016 @9:09

Villareal ka arritur gjysmëfinalen e Europa Ligës duke kaluar Napolin, Bayer Leverkusenin në të tetën e finales, pastaj Sparta Pragën në çerekfinale të garës.

Tash ndeshen me Liverpoolin. E trajneri i tyre epitetin e favoritit ia jep Liverpoolit për sonte.

“Ndoshta Liverpooli është favorit sonte për shkak të historisë së ekipit, renditjes në tabelë dhe faktit që e eliminuan Borussia Dortmundin në çerekfinale,” ka thënë fillimisht Marcelino Garcia Toral, trajner i Villarealit para ndeshjes.

“Ne do të kërkojmë solucione për të provuar mundësinë që të tejkalojmë linjën e parë të presionit të rivalit. Nëse e arrijmë këtë, kemi bërë hap të madh,” ka thënë spanjolli që po drejton me sukses nëndetësen e verdhë këtë stinor.

Villareal pret Liverpoolin në ora 21e5 sonte.


 
Të gjitha lajmet nga