UNAI EMERY

Mundësi për histori
28 April, 2016 @9:02
Sevilla është mjeshtër i Europa Ligës. Ekipi andaluzian është triumfues i kësaj gare në dy vitet e fundit dhe kërkon mundësinë historike të arritjes së finales së tretë me radhë.
E trajneri i tyre, Unai Emery, beson se ekipi i tij nuk do ta lëshojë këtë mundësi nga dora.
“Kemi energji të madhe. Shakhtari është ekip shumë i mirë, posaçërisht në dekadën e fundit, por në ndërkohë kanë shitur lojtarët e rëndësishëm të skuadrës. Ne kemi arritur gjysmëfinalen e tretë me radhë dhe do ta kërkojmë tash edhe finalen e tretë me radhë për ekipin. Këtë mundësi nuk do ta anashkalojmë,” ka thënë Emery në konferencë për shtyp para ndeshjes së sotme.