Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UNITED - LIVERPOOL

Liverpooli fiton derbin, “nxehet” lufta për top4

Foto: Sky Sports

Liverpooli fiton derbin, “nxehet” lufta për top4


13 May, 2021 @23:14

Pas humbjes nga Leicesteri dy ditë më parë, United u mposht edhe sonte nga Liverpooli në “Old Trafford”. Ndeshja e luajtur sot mes dy skuadrave më të mëdha angleze u mbyll 2-4 për Liverpoolin. Fitorja e sontme ishte e para për Klopp në “Old Trafford”.

Ndonëse United kaloi i pari në epërsi kur goditja e Bruno Fernandesit u devijua në gol nga mbrojtja mysafire (10’), në pushim mes pjesëve në epërsi shkoi Liverpooli, që shënoi dy herë me Jotan (34’) e Firminon (45+3’).

Liverpooli e filloi pjesën e dytë ashtu siç e përfundoi të parën, duke shënuar. Ishte Firmino ai që shënoi për 1-3 në minutën e 47’, e më pas Liverpoolit pati edhe disa raste tjera për shënim, por ishte United ai që e gjeti golin e radhës.

Në minutën e 68’ , Rashford shënoi për 2-3, për t’i dhënë pak shpresë Unitedit, por goli i barazimit nuk erdhi. Përkundrazi, ishte Mo Salah ai që krejt në fund (90’) shënoi për 2-4 pas një kundërsulmi, për ta mbyllur kështu dilemën e fituesit.

TABELA AKTUALE

Fitorja e sontme e Liverpoolit dhe humbja e Chelseat nga Arsenali mbrëmë e bëjnë edhe më interesante luftën për top4, kurse United në anën tjetër e ka siguruar më herët një vend që dërgon në Champions sezonin tjetër, ndërkohë që mbetet i fokusuar në finalen e Europa Leagues, ku do të luajë me Villarrealin më 26 maj.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League