Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BURNLEY 0-3 LIVERPOOL

Liverpooli pranë Ligës së Kampionëve

Foto: Liverpool FC

Liverpooli pranë Ligës së Kampionëve


19 May, 2021 @23:34

Liverpooli ka shënuar një fitore jetike për garën për një vend në Ligën e Kampionëve stinorin e ardhshëm, duke mposhtur si mysafir Burnleyn me rezultat të pastër 0-3.

Liverpooli dominoi ndeshjen tërësisht, mirëpo rezultatin e zhbllokoi vetëm në fund të pjesës së parë përmes Firminos (43’). Pjesa e dytë vazhdoi me ritëm të njëjtë, me Liverpoolin që shënoi edhe dy herë.

Ishte fillimisht Phillipsi ai që dyfishoi rezultatin për Liverpoolin në minutën e 52’, ndërsa fitoren e vulosi Oxlade-Chamberlain në minutën e 88’.

Pas kësaj fitoreje, Liverpooli kalon në pozitën e 4 dhe tani e ka në dorë fatin e tij, pasi që në rast të fitores në xhiron e fundit, do ta shijojë Ligën e Kampionëve edhe në stinorin e ardhshëm.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League