VAZHDON
Livoreka mbetet te Ferronikeli
31 July, 2014 @21:09
Ferronikeli më në fund ka arritur marrëveshje me sulmuesin e skuadrës, Përparim Livoreka, i cili do të qëndrojë edhe në stinorin që vjen në klubin drenicak.
Livoreka, që është idhull i publikut të Ferronikelit për shkak se solli Kupën e parë në histori të klubit stinorin që shkoi duke shënuar në finale ndaj Hajvalisë, është mirëpritur jashtëzakonisht nga adhuruesit e ekipit.
Kaçanikasi ka ndërruar shumë ekipe kosovare në vitet e fundit, por kësaj radhe te Ferronikeli si duket ka hasur në ekipin që i përshtatet më së shumti.
Ferronikeli këtë stinor do të udhëhiqet nga ish trajneri i Trepçës’89, Gani Sejdiu, që pushoi një pjesë të madhe të stinorit të kaluar.