Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

Llapi eliminon Ballkanin me penallti

Llapi eliminon Ballkanin me penallti


9 February, 2021 @16:08

Në duelin në mes të Llapit dhe Ballkanit, fituesi u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive.

120 minutat e ndeshjes përfunduan me rezultat 0-0 e më për ta arritur çerekfinalen skuadrat “luftuan” përmes penalltive, ku më e suksesshme u tregua skuadra e Llapit.

Në penallti për Llapin shënuan Mentor Zhdrella, Arbnor Ramadani, Benjamin Emini dhe Muhamed Hyseni, kurse dështoi Engjëll Hoti, ndërsa në anën tjetër shënuan Mirlind Daku, Armend Thaqi dhe Nazmi Gripshi, derisa dështuan Mevlan Zeka e Visar Berisha.

SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS

Llapi me këtë fitore kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

d


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga