Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - LLAPI

Llapi fiton në Drenas, vazhdon ngjitjen në renditje

Foto: KF Llapi

Llapi fiton në Drenas, vazhdon ngjitjen në renditje


30 October, 2021 @15:01

Pas humbjes nga Drita xhiron e kaluar, Llapi rezultateve pozitive i është rikthyer në ndeshjen e sotme si mysafir i Niklit në Drenas.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina sot e mposhti Niklin me rezultat 0-2 (Francisco Rivera 39’, Valmir Veliu 62’).

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-1 në të mirë të Llapit. I asistuar nga Bujar Idrizi, golin për llapjanët e gjeti Francisco Rivera (39’), e kështu skuadrat shkuan në pushim me epërsinë minimale të mysafirëve.

TABELA AKTUALE

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e 62’, kur gabimin e portierit Florjan Smakiqi, e shfrytëzoi Valmir Veliu i Llapit. Ky i fundit shënoi për 0-2 dhe pothuajse e vulosi fitoren e mysafirëve.

Në vazhdim të takimit llapjanët e menaxhuan mirë epërsinë dygolëshe dhe e mbyllën ndeshjen me fitore.

Kjo fitore bën që Llapi ta vazhdojë edhe më tutje ngjitjen në renditje pas fillimit jo të mirë të sezonit, kurse Nikli momentalisht është i fundit në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga