Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORMACIONET ZYRTARE

Llapi-Gjilani, 11-shet startuese

Llapi-Gjilani, 11-shet startuese


5 April, 2023 @14:13

Llapi dhe Gjilani po kërkojnë finalen e Kupës, ndërsa dueli i parë i gjysmëfinales luhet sot në Zahir Pajaziti të Podujevës, para ndeshjes së kthimit që do të luhet në Gjilan.

Trajnerët përkatës, Tahir Batatina dhe Zekirija Ramadani, kanë vendosur 11-shet më të mira në dispozicion për ndeshjen, ndërsa Llapi gjithashtu ka bërë të ditur se nuk do të mund të llogarit në Gerhard Prognin për shkak të kartonave të verdhë, duke qenë se është i suspenduar në këtë ndeshje. Ndërsa, Andri Stafa s’është pjesë e formacionit llapjan, për shkak të lëndimit.

Ndeshja nis në ora 15:00.

LLAPI XI: Avdyli; Shabani (kap.), Fernando, Neto, Krasniqi; Milic, Limani, Rivera; Selimi, Alidema, Firmino. REZ.: Laroshi; Kurtaj, Hoxha, Bytyqi, Maliqi, Morina, Qerimi, Christofi, Fazliu.

GJILANI XI: Enea Koliçi; Armend Halili, Granit Jashari, Redon Ismaili, Mevlan Zeka, Elton Cale, Egzon Sinani, Përparim Islami, Besar Musolli (kap.), Shend Kelmendi, Yll Hoxha. REZ.: Aridon Bllaca, Rrezon Matoshi, Erlis Xhemajli, Oltion Bilalli, Blendi Krasniqi, Edison Kqiku, Arens Mateli, Erzen Hyseni, Baton Zabërgja.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës