VËLLAZNIMI - LLAPI

Fotot: KFV & KFL/fb
Llapi i Superligës, s’arrin ta mposht Vëllaznimin e Ligës së Parë
9 October, 2021 @15:08
Skuadra e Superligës Llapi në miqësoren e sotme të zhvilluar ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, nuk ka arritur më shumë se një barazim.
Ndeshja miqësore u zhvillua për tu përgatitur sa më mirë skuadrat për ndeshjet që i presin pas pauzës së kombëtareve, ndërsa Llapi që është i fundit në renditje të Superligës nuk ka arritur të dalë fitues përkundër epërsisë ndaj Vëllaznimit që është lider në Ligë të Parë A.
Ndeshja ka përfunduar me barazim 1-1 [Lekë Vula 85p. - Drilon Fazliu 59], pas pjesës së parë pa gola. Fazliu i dha epërsinë mysafirëve nga Podujeva, ndërsa Vula shënoi penalltinë e fituar nga gjakovarët pak para përfundimit të ndeshjes.