Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - FERONIKELI

Llapi kryen detyrën, vazhdon ndjekjen e kreut

Llapi kryen detyrën, vazhdon ndjekjen e kreut


23 February, 2022 @14:52

Një fitore e lehtë përballë Niklit në krizë për Llapin sot.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina sot e mposhti Niklin me rezultatin final 4-2 (Alef Firmino 6’, Adem Maliqi 10’, Latif Amadu 34’, Bianor Neto 41’ / Kaltrin Seferi 71’, Sokol Kiqina (p) 84’)

Katër gola që në pjesën e parë i dhanë fund herët takimit, e më pas pjesa e dytë u luajt sa për statistika. Gjatë pjesës së dytë mysafirët e gjetën dy herë rrjetën përmes Kaltrin Seferit (71’) dhe Sokol Kiqinës (84’p), por nuk kishin fuqi për më tepër dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultat 4-2.

TABELA AKTUALE

Kjo fitore bën që Llapi ta mbajë hapin me kryesuesit aktual të ligës, kurse Feronikli, që së fundi po luan kryesisht me juniorë për shkak të krizës financiare, rrezikon seriozisht rënien në Ligën e Parë.

Kujtojmë që Llapi e filloi sezonin tejet dobët dhe fitoren e parë sezonale e arriti në xhiron e tetë, e më pas rikuperoi shumë pikë dhe tash e sheh veten shumë pranë pozitave të para të tabelës.

Xhiron që vjen, Llapi e pret Malishevën, kurse Nikli e pret Dukagjinin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga