LLAPI - DUKAGJINI

Foto: FC Llapi
Llapi mposhtë Dukagjinin, fitorja e parë sezonale
3 October, 2021 @17:04
Ka ardhur më në fund fitorja e parë sezonale për Llapin!
Sot skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina arriti që ta mposhtë me rezultat 1-0 (Francisco Rivera 10’) Dukagjinin, për ta arritur kështu trepikëshin e parë sezonal.
Epërsia llapjane erdhi që në minutën e 10’. Golshënues në këtë rast ishte Francisco Rivera, i cili u asistua nga Bujar Idrizi.
Më vonë gjatë pjesës së parë, Llapi pati një gol të anuluar nga sistemi VAR, e pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0.
Pjesën e dytë skuadra llapjane e menaxhoi mjaft mirë dhe ndonëse nuk shënoi, e ruajti epërsinë e krijuar në minutën e 10’ dhe e mbylli ndeshjen me fitore minimale.
Në pushimin e kombëtareve Llapi shkon i renditur në vendin e fundit të Superligës, kurse Dukagjini ndodhet dy pozita mbi Llapin.