Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - TREPÇA'89

Trepça’89 me 10 lojtarë, shpëton e pamposhtur në Gjakovë

Pamje nga ndeshja e sotme në Stadiumin e Qytetit në Gjakovë, Vëllaznimi-Trepça'89/ Foto: B. B. nga Gjakova e Shqipërisë/ media

Trepça’89 me 10 lojtarë, shpëton e pamposhtur në Gjakovë


2 October, 2021 @17:08

Skuadra mitrovicase, Trepça’89, ka dalë me një pikë nga stadiumi i nxehtë i qytetit të Gjakovës, pas dominimit të Vëllaznimit në fund të ndeshjes.

Dueli Vëllaznimi - Trepça’89 ishte derbi i Ligës së Parë A, ndërsa skuadrat u ndanë me rrjeta të paprekura nga ndeshja, 0-0.

Pas pjesës së parë ku ‘89-shi kishte rast ideal me futbollistin e huaj të saj, Tette. Ai nuk shënoi, ndërsa gjysma e lojës përfundoi 0-0.

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë, pas lojës së balancuar fillimisht, në momentin që Trepça’89 mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi që mbrojtësi Pllana u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, gjakovarët kanë pasur dy raste ideale për të shënuar, por mungoi gjindshmëria e sulmuesve për të tundur rrjetën e Kaqiut.

Kështu, skuadrat u ndanë me nga një pikë nga dueli, ndërsa Vëllaznimi vazhdon kryesimin e renditjes tabelare, ndjekur pikërisht nga ‘89-shi, që duket se do të thonë fjalën kryesore deri në fund të kampionatit në këtë grup të Ligës së Parë.

Në xhiron e radhës, Vëllaznimi është mysafir i A&N në Prizren, ndërsa Onixi pret Istogun.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë