Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLAMURTARI - LLAPI

Llapi me goleadë, ruan hapin me liderët

Llapi me goleadë, ruan hapin me liderët


23 September, 2019 @16:44

Me plot 5 gola të shënuara, skuadra e Llapit ka shënuar fitore bindëse ndaj Flamurtarit në kryeqytet, për të treguar që mbetet një kandidat i fuqishëm në garën për titullin kampion.

Mërgim Pefqeli e Mentor Zhdrella shënuan në minutat 12’ e 13’ për t’ia dhënë ndeshjes kahun përfundimtar, e më pas dy herë shënoi Blendi Memaj (45’, 65’) dhe një tjetër gol u shënua nga Granchov (75’) i vendasve në portën e tij, për ta kompletuar kështu pesë-golëshin e Llapit. I njëjti lojtar i Flamurtarit që shënoi autogol, Granchov, e shënoi golin e nderit për skuadrën e tij (47’) dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 1-5.

TABELA AKTUALE

Kjo fitore bën që Llapi ta mbajë hapin me liderët e klasifikimit, kurse Flamurtari pas 6 xhirove ka 7 pikë.

Xhiron e ardhshme, Llapi e pret Dukagjinin në shtëpi, kurse Flamurtari i shkon Trepçës ‘89 në Mitrovicë.


 
Të gjitha lajmet nga