Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

Llapi mposhtet nga rusët

Llapi mposhtet nga rusët


22 January, 2021 @18:16

Skuadra e Llapit ka zhvilluar ndeshjen e tretë kontrolluese në Antalya të Turqisë ku po qëndron në kuadër të fazës përgatitore për stinorin pranveror.

Ekipi i Tahir Batatinës kësaj radhe për kundërshtar e kishte skuadrën e njohur ruse, Tom Tosk, nga e cila pësoi humbje me rezultat 2-0.

Golat e rusëve u shënuan në pjesën e dytë, përkatësisht në minutat 56’ dhe 86’, derisa pjesa e parë ishte me lojë më të barabartë dhe madje edhe me zotërim të llapjanëve të cilët shpërdoruan tri raste për të shënuar.

Llapi para kësaj ndeshjeje kishte shënuar fitore ndaj Diyarbakirsporit (0-1) dhe kishte barazuar me Tuzlasporin (1-1).


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga