Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/2: PRISHTINA - LLAPI

Llapi në epërsi, shpresën prishtinase e mban gjallë Pefqeli

Foto: KF Llapi

Llapi në epërsi, shpresën prishtinase e mban gjallë Pefqeli


7 April, 2021 @16:58

Me fitore të podujevasve është mbyllur dueli i parë gjysmëfinal mes Prishtinës dhe Llapit në kuadër të Kupës së Kosovës.

Skuadra podujevase takimin e parë në Prishtinë e fitoi sot 2-3 (Albin Prapashtica 66’, Mërgim Pefqeli 90+1’ / Ahmed Januzi 6’ 59’, Kushtrim Shabani 63’), për ta pritur kështu takimin e dytë kthyes në shtëpi me epërsi.

Gjithçka filloi mirë për Llapin, që epërsinë e gjeti qysh në minutën e 6’. Ishte ish-sulmuesi i Prishtinës, Ahmed Januzi, ai që shënoi pas krosimit nga Kastriot Selmani.

SKEMA E KUPËS

Pikërisht Januzi, rrjetën e gjeti edhe një herë në minutën e 59’, për ta dyfishuar kështu epërsinë llapjane, e vetëm 3 minuta pas golit të dytë, podujevasit shënuan edhe një herë. Kësaj radhe golshënues ishte Kushtrim Shabani.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe reaguan shpejt, duke shënuar fillimisht për 1-3 përmes Prapashticës (66’), që u asistua nga Mankenda, e krejt në fund të ndeshjes, shpresat për përmbysje në ndeshjen kthyese i rriti Mërgim Pefqeli. Mesfushori prishtinas shënoi në minutën e parë të kohës shtesë për 2-3, për ta ngushtuar rezultatin dhe për ta bërë ndeshjen e kthimit më interesante.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave luhet më 21 prill në Podujevë, ku për ta arritur finalen, Prishtinën e pret një punë mjaft e vështirë.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës