Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOG

Llapi në pozitën 4

Foto: KF Llapi Official

Llapi në pozitën 4


3 October, 2015 @16:57

Llapi ka shënuar fitore të madhe në Istog, duke e mposhtur ekipin vendas me rezultat minimal 0-1, me një gol të vetëm të shënuar nga Edon Zeqiri, 12 minuta pa përfunduar ndeshja. 

Rrjedha e lojës ka qenë krejtësisht ndryshe, me dominim në pjesë të madhe të ekipit të Istogu, por djelmoshat e Genc Hoxhës, nuk arrinin te goli assesi. 

Këtë e shfrytëzuan mysafirët të cilët erdhën drejt portës së Istogut për të shënuar dhe e arritën këtë. 

Kjo është fitorja e tretë e Llapit në 4 xhirot e fundit, derisa ata prej se kanë humbur nga Liria, në 4 xhirot e fundit nuk dinë për humbje. 

TABELA AKTUALE

Llapi ka luajtur sot pa sulmuesin kryesor të skuadrës Enis Zabërxha, derisa Istogu ka mbetur në fund të klasifikimit. 


 
Të gjitha lajmet nga