Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I XHIROS

Llapi-Prishtina, nuk luhet në Merdar

Llapi-Prishtina, nuk luhet në Merdar


9 December, 2021 @14:46

Përballja e fundit e pjesës vjeshtore të stinorit për skuadrën e Llapit, ku këta janë vendas, nuk do të luhet në vendin e tyre.

Kjo, pasi që terreni në Merdar është i papërshtatshëm, ndërsa Llapi si vendas do të luajë në Lipjan në stadiumin Sami Kelmendi.

Llapi pret Prishtinën në duelin e fundit të skuadrave për pjesën vjeshtore të stinorit, ndërsa të dyja po kërkojnë të kapen me treshen kryesuese në renditje, që kanë nisur të bëjnë dallimin në pikë.

Përballjen e parë të skuadrave në Superligë këtë stinor e kishte fituar Llapi, duke e mposhtur Prishtinën Fadil Vokrri, 1-2.

Përballja mes Llapit e Prishtinës është paraparë të zhvillohet më 11 dhjetor 2021 me fillim prej orës 13:00.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga