Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E DYTA ME RADHË PËR LLAPIN

Llapi vazhdon me fitore

Foto: KFLlapi/ fb

Llapi vazhdon me fitore


18 February, 2023 @16:28

Ka ardhur edhe fitorja e dytë me radhë për Llapin në pjesën pranverore të Superligës, ndërsa ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina ka mposhtur sot Trepcën’89 2-1 [Festim Alidema 47, Alef Firmino 74pen. - Ardian Muja 59].

Ndoshta takimi do të merrte rrjedhë tjetër po të mos mbronte Ilir Avdyli në fund të pjesës së parë penalltinë e shutuar nga Ardian Muja i mitrovicasve, ndërsa golat e ndeshjes erdhën në pjesë të dytë.

Në pjesë të parë për Llapin tentoi Drilon Fazliu (31), ndërsa për Trepcën’89 të drejtuar nga Shpëtim Idrizi me një gjuajtje të fuqishme provoi Rilind Nimani - goditje kjo që u ndal nga shtylla!

TABELA AKTUALE

E me të nisur pjesa e dytë Festim Alidema shënoi pas asistimit të Arbër Bytyqit, kurse pasi që mitrovicasit barazuan, Alef Firmino ka dhënë golin e fitores për llapjanët nga penalltia.

Fitorja, bën që Llapi të mbyllë xhiron e njëzetë në pozitë të pestë me 26 pikë, ndërsa Trepca’89 me humbjen e tetë të stinorit nga 20 ndeshje ka 22 pikë dhe është e shtata në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga