Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTESË NË MBROJTJE TË LLAPIT

Llapi zyrtarizon mbrojtësin qipriot, Martinos Christofi

Llapi zyrtarizon mbrojtësin qipriot, Martinos Christofi


21 January, 2023 @10:09

Qendërmbrojtësi nga Qiproja, Martinos Christofi, është lojtar i ri i Llapit. Ekipi që sot luan ndeshjen e Superkupës së Kosovës ndaj Ballkanit, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin që vjen nga ekipi finlandez Lahti.

Llapi nuk ka bërë të ditur nëse Christofi do të mund të luajë sot për ekipin nëse është nevoja, por 29-vjeçari që vlerësohet nga Transfermarkt me rreth 150 mijë euro është 187-centimetra i gjatë dhe pritet të jetë shtesë me përvojë në mbrojtjen e të kaltërve.

“29-vjeçari i lindur në Limassol të Qipros përforcon Llapin. KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Martinos Christofi. Christofi do forcoj edhe më shumë ekipin tonë dhe do rris konkurrencën në repartin defanziv. Mbrojtësi qipriot vjen nga skuadra finlandeze, FC Lahti, kurse më parë është paraqitur edhe për Ermis Aradippou, Doxa Katokopias,  Alki Larnaca e Alki Oroklini,” ka bërë të ditur KF Llapi.

Christofi si i ri ka luajtur për Qipron U-16, U-17 dhe U-19, ndërsa nuk ka arritur të zë vend te seniorët.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga