LLULLAKU
Llullaku prezentohet me fanellën e re
12 January, 2017 @12:49
Azdren Llullaku tashmë i është bashkuar skuadrës së tij të re nga Kazakistani, Astana.
Transferimi i futbollistit ishte zyrtarizuar në muajin e kaluar, ndërsa 28 vjeçari sot për herë të parë ka pozuar me fanellën e skuadrës së tij të re.
Llullaku kishte shkëlqyer gjatë pjesës së parë të kampionatit me skuadrën Gaz Metan nga Rumania, duke u bërë golashënuesi më i mirë në Rumani me 16 gola.