Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLBER MALOKU

Lojtari i Kosovës U21 në kurbet, futbolli i Kosovës humb edhe një lojtar

Lojtari i Kosovës U21 në kurbet, futbolli i Kosovës humb edhe një lojtar


26 June, 2020 @18:50

Largimet nga Kosova janë thuajse përditshmëri në kërkim të kushteve më të mira për jetë.

Së fundi, edhe Ylber Maloku, njëri ndër lojtarët më të dalluar të Trepçës’89 është në këtë rrugë, pasi që tashmë është në pritje të rregullimit të “letrave” për të mbetur në Norvegji, ku edhe është tani.

Maloku, reprezentues i Kosovës U21 dhe kampion me Trepçën’89 vite më parë - do të jetë mungesë e madhe për futbollin kosovar, ndërsa për Zërin ka thënë se për momentin po mirret me çështjet personale atje, ndërsa formën fizike po e mban duke u stërvitur me një klub të vogël.

Mesfushori 24-vjeçar ka bërë të ditur se është qe tre muaj në Norvegji dhe po shikon mundësinë që të jetojë aty, ku e ka edhe nusen.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga