KOMESARI
Lojtari, trajneri dhe zyrtari në disciplinore
7 October, 2015 @8:32
Në bazë të Raportit të Komesarit të Garave të FFK-së, është inicuar Procedurë disciplinore ndaj sulmuesit të Trepçës’89, Blerand Kurtishaj, për kartonin e kuq në ndeshjen Drenica-Trepça’89.
Më pas, zyrtari i Lirisë, Durak Thaqi, për shkak të sharjes dhe fyersjes së asistent referit të parë të ndeshjes Liria-Prishtina - është gjithashtu në Disciplinore.
Kurse nga Liga e Parë e Kosovës është inicuar Procedurë Disciplinore ndaj ndihmës trajnerit të Trepçës, Fidaim Haxhiu, për shkak se ka sharë dhe fyer asistent referin e dytë të ndeshjes Fushë Kosova - Trepça.