LARGOHET
Dorëhiqet Gjinali
6 October, 2015 @15:08
Trajneri i Lirisë, Behajdin Gjinali, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij për shkak të rezultateve jo të kënaqshme me klubin, ka bërë të ditur faqja zyrtare e Lirisë sot.
Gjinali, që zëvendësoi Skender Shengylin në postin e trajnerit të Lirisë ka thënë:
“Kam pasur mbështetje nga Kryesia e Klubit për çdo vendim që kam marrë, për çka edhe i falenderoj. Mungesa e rezultateve më ka detyruar të jap dorëheqje të parevokueshme,” citon Gjinalin faqja zyrtare e klubit bardhezi nga Prizreni.
Liria këtë stinor u inkuadra në elitë të futbollit kosvar nga Liga e Parë, ndërsa në nëntë xhirot e para të stinorit ka arritur të shënojë vetëm 2 fitore.